BESFORT VIDEO M1
Welcome
Login

Search Results: onairfm


  • Besfort Hasanaj: E verteta e pergjimeve te Dafina Zeqirit (Gazeta Game Over)

    Artikulli ne gazeten "GAME OVER" 20.09.2013 SKANDALI

    Besfort Hasanaj:  E verteta e pergjimeve te Dafina Zeqirit


    Eshte nje nder emrat me te lakuar te diteve te fundit, nga mediat, publiku, por edhe artistet... Arsyeja ?! 
    Publikimi i disa bisedave telefonike te regjistruara te kengetares Dafina Zeqiri, e cila tregonte pa dorashka mendimin per koleget e saj dhe maredheniet qe ka me gjithesecilen.
    Konflikti me Dafinen eshte i hershem, ndersa ditet e fundit pergjimet e publikuara perbene nje skandal, qe terhoqi vemendjen e te gjitheve. Protagonistet te kesaj historie dhe "zhurme" mediatike sigurishte qe ishte kengetarja nga Kosova Dafina Zeqiri, por edhe ish-promovuesi i saj Besfort Hasanaj.
    Por cila eshte e verteta e konfliktit te Besfortit me kengetaren e njohur, apo edhe pergjimeve tjera, per te cilat eshte thene se do te publikohen shume shpejte ?
    Besforti na sqaron ne ket interviste, mdersa na rrefen edhe konfliktet me kengetare te tjere shqiptar, si Vesa Luma, Flori Mumajesi, Bleona Qereti etj. 

    Besfort, ditët e fundit emri juaj është lakuar shumë në media, për shkak të një konflikti që keni me Dafina Zeqirin. E nisim nga fillimi, cila ka qenë kontrata juaj me këngëtaren dhe kur është prishur ajo? 
    T’ju sqaroj juve dhe opinionit, të tre kontratat që kemi pasur me Dafina Zeqirin kanë qenë kontrata vetëm sa për t’i mbrojtur videot e saj në YouTube nga dy manipuluesit e njohur, siç janë Acromax (ex Easycom) dhe OnAir.FM (ex OnAirMusic). E njëjta gjë është bërë edhe me artistët e tjerë për të njëjtin qëllim. Në krahasim me këngëtaret e tjera, ne vetëm me Dafinën kemi modifikuar kontratat, për tu mbrojtur në raste të piraterisë nga ana e dy firmave të lartëpërmendura, të cilat me komercializimin e YouTube kanë vjedhur dhe kanë përvetësuar punën e veprave intelektuale të artistëve, kompozitorëve, etj. Ata, fal piraterisë së tyre, duke shfrytëzuar Tools-in, i cili quhet “Content-ID” në YouTube, të cilin vetëm ata të dy e kanë në posedim nga shqiptarët edhe janë bërë milionerë, nga viti 2010. Marrëdhëniet e mia me Dafinën janë prishur me angazhimin e menaxherit të saj boshnjak Çekiç, i cili ishte mik e bashkëpunëtor i djemve të kompanisë OnAirMusic, ku edhe problemi filloj me klipin "Tonight" në muajin korrik 2012. Nga ai moment, ne nuk kemi kontakte me Dafinën, pasi ajo vendosi të zgjedhë mes meje dhe Çekiç, zgjodhi boshnjakun, të cilin ne të afërmit e saj e dimë që e ka dashnor që nga Suedia dhe i cili po ashtu është kompozitor i shumë këngëve të Dafinës, të cilat ia realizon pa pagesa. Duhet të veçoj se zyrtarisht nuk kemi prishje të kontratave të mëparshme me shkrim, mes Besfort Video M1 e Dafinës. Kemi dëgjuar se Dafina ka bërë kontratë me OnAir.FM në janar të 2013, domethënë pa anuluar fare kontratat që kishte me ne.

    Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja personale me Dafinën? 
    Dafinën e kam ndihmuar sikur të ishte vajza ime. Edhe ajo mua më konsideronte si babanë e saj, deri në momentin kur në lojë për videot në YouTube hyri boshnjaku Çekiç dhe OnAir.FM.

    Si nisi konflikti? Për çfarë arsyesh arritët deri këtu? 
    E përmenda edhe më lartë, se arsyeja e prishjes së marrëdhënieve mes nesh ishte komercializmi i këngëve të saj nga ana e menaxherit Çekiç në YouTube, iTunes e Amazon. Me përfitimet nga shitja e këngëve të Dafinës në iTunes, Amazon dhe nga përfitimet e klikimeve në YouTube, menaxherit të saj Çekiç, iu dha mundësia ideale e përfitimeve materiale dhe përpiloi planin sesi do ta ndaj Dafinën prej meje, në mënyrë që ai pastaj të kishte kontrollin e financave. Disa javë para se të ndërprisnim marrëdhëniet me Dafinën, unë diktova synimet e tij, kuptova se ai ka filluar bashkëpunimin në fshehtësi me kompaninë OnAir.FM. Unë i tregova Dafinës, por ajo si naive i besoi Çekiçit. E paralajmërova Dafinën, por më kot. Çekiçi me ndihmën e OnAir.FM fillimisht Hackuan kanalin e Dafinës në YouTube, ku e fshinë menjëherë videon "Tonight", duke ma hedhur mua fajin. Dafinës i leverdisi ky truk i Çekiçit për të gjetur arsyen e prishet prej meje dhe të vazhdojë me Çekiçin. Rrjedhën e komunikimit dhe si ka ndodhur ngjarja e kemi ilustruar me fakte në muajin gusht 2012, në kët link: 
    http://telenovelashqip.blogspot.de/2012/08/telenovela-tonight-dafina-cekic-vs-m1.html

    Këto ditë keni publikuar disa përgjime, ku Dafina fyen koleget e saj. Të çfarë periudhe i përkasin ato përgjime dhe pse i publikuat pikërisht tani? 
    Nuk është e vërtet që ne i kemi publikuar ato video skandaloze, intervistë, apo përgjime siç e quani ju. Ajo video është publikuar së pari në YouTube nga dikush me emrin "Estrada-Wikileaks" (prezantohen si fansa të mëdhenj të M1-shit), pastaj ajo video është kopjuar nga YouTube dhe është hedhur në web faqen www.m1.besfort.tv, e cili administrohet nga disa djem. Ne ndër të parët e kemi bërë "Share" atë video në profil tonë në Facebook dhe një gazetar i “Express”-it sapo e ka parë videon menjëherë ka publikuar artikullin, duke thënë se Besforti ka publikuar videon dhe pastaj ai lajm ka vërshuar nëpër portalet mbarëshqiptare.


    Për të gjithë ata që nuk kanë arritur të shohin videon në kanalin tuaj Besfort M1, mund të na tregoni disa nga komentet më pikante që Dafina ka bërë për koleget e saj? 
    Më befason fakti se si mediat i japin aq shumë rëndësi se çfarë ka thënë Dafina për koleget e saj, apo për mediat, e në fakt asnjë media nuk ka përmendur faktet në atë video, ku argumentohet tradhtia kontraktuale e Dafinës ndaj Besfort Video M1, e po ashtu mashtrimet që ajo bën në intervistën e dhënë në RTV21, ku gënjen moderatorin e opinionin, se nuk ka pasur asnjë kontratë me Besfort Video M1!? Si mund të gënjejë publikisht një këngëtare rreth promotorit të saj, apo të tradhtoj babin, siç ajo e konsideronte? Opinioni mbarëshqiptarë e ka ditur se nga dita e parë e karrierës të Dafinës në vitin 2007, "Besfort Video M1" ka promovuar këngët e saj pandërprere, çdo performancë të saj, qoftë në intervista në TV, koncerte, festivale, po ashtu në miliona komente të postuara nëpër videot e saj, duke i pastruar nga komentet negative. Me një fjalë, stafi ynë është kujdesur ditë e natë për vite me radhë, vetëm e vetëm që ta bëj të famshme Dafinën, duke u bazuar në marrëdhëniet familjare dhe shoqërore me familjen e saj, e gjithë këtë shërbim stafi ynë e ka bërë në baza vullnetare, pa përfituar asnjë qindarkë. Me paraqitjen e dy firmave abuzuese, si Acromax e OnairFM në Youtube, për qëllimet e tyre fitimprurëse kanë filluar edhe keqinformimet se Besforti po fiton nga artistët në YouTube, megjithëse siç ju thashë, ju betohem që kurrë nuk kam fituar asnjë qindarkë nga promovimet e videove të artistëve, e as nga videot e Dafinës. Ata që më njohin nga afër e dinë mirë që këtë punë unë e bëj nga pasioni dhe e kemi si ushqim shpirtëror.

    Menjëherë pas publikimit të përgjimeve që ju i keni bërë, Dafina ka reaguar duke thënë se avokati i saj do të fillojë procedurat ligjore kundër jush. Është ngritur deri tani padia?
    Nuk është e vërtet që Dafina ka përmendur emrin tim. Nëse e keni dëgjuar me vëmendje, deklaratat e avokatit zyrtar të Dafinës, z. Arianit Koçin dhe avokatin tjetër z.Tome Gashi në televizionin KTV (emisioni Express) dhe Klan Kosova (Emisioni Prive), ata kanë deklaruar se do ngrenë aktpadi kundër personit të panjohur, i cili ka publikuar ato përgjime pa autorizim, si dhe do ngrenë aktpadi ndaj publikuesit të materialeve! Sa për sqarim, Dafina Zeqiri kishte angazhuar avokatin Arianit Koçi, kurse në emisionin e Klan Kosovës "Prive" ishte paraqitur me deklaratë/intervistë edhe një avokat tjetër i njohur në Kosovë, me emrin Tome Gashi, të cilin fansat e Dafinës e njohin si babai i një të dashuri të Dafinës, me emrin Albin Gashi. Duhet theksuar se këto dy emisionet e dy televizioneve Kosovare, siç janë KTV dhe Klan Kosova, kanalet e tyre në YouTube menaxhohen nga kompania abuzuese OnAir.FM, të cilët janë konkurrentët tanë. Një fakt shumë me rëndësi për opinion, në Kosovë janë vetëm këto dy televizione, të cilat bëjnë histori rreth ShowBizit, ku autorët e emisioneve të lartpërmendura financohen nga OnAir.FM. Besoj se tani e keni të qartë përmbajtjen e atyre dy emisioneve dhe politikën redaktuese të ShowBizit!

    Video skandaloze e Dafina Zeqirit

    Dafina Zeqiri - Pronto Estrada Shqiptare Tuna po han mut exkluzive Video



    Ndjeheni i kërcënuar? 
    Pas daljes në opinion të asaj videoje, neve na kanë ardhur shumë telefonata kërcënuese nga miqtë e Dafinës dhe nga disa fansa...

    Pse e denigruat konfliktin me Dafina Zeqirin deri në ofendime personale, në lidhje me moralin? 
    Nuk e di nga e keni marrë këtë informacion, por fakt është se Leku (Dollart $) e lidhja e dashurisë së Dafinës me Çekiçin janë arsyet kryesore përse ajo ka vepruar në atë mënyrë, duke tradhtuar personin më të afërt, i cili ka sakrifikuar shumë artistë të tjerë të mëdhenj për një Dafina Zeqiri.

    Besfort, konflikti me Dafinën nuk është i pari dhe i vetmi për ju. Më herët keni pasur konflikte edhe me këngëtare të tjera, si Bleona Qereti. Shumë ju kanë akuzuar si shantazhues, por e vërteta si është? Pse keni kaq shumë konflikte me këngëtaret? 
    Slogani kryesor i dy konkurrentëve tanë në YouTube është, "Besforti ka konflikte me të gjithë artistët". Të njëjtin slogan e përdorin edhe këngëtaret me të cilat kemi pasur konflikte. Ju lutemi, analizoni rastet veç e veç dhe do shihni se si ato këngëtare, me të cilat kemi pasur konflikte janë viktimat e promotorëve abuzues të YouTube, të cilët i kanë viktimizuar artistët duke shfrytëzuar naivitetin dhe mosdijen e tyre rreth funksionimit të YouTube. Po i përmend viktimat më radhë, Bleona Qereti, Vesa Luma, Flor Mumajesi, Dafina Zeqiri dhe së fundi Thumbistet e “NitroShqip”. Viktimat e firmës Acromax janë, Bleona Qereti e Vesa Luma, të cilat duke mos ditur si funksionon YouTube na kanë fshirë nga një video të tyre në kanalin tonë pa paralajmërim, megjithëse kemi pasur marrëveshje për publikim. Po ashtu, viktimë e Acromax-it është edhe Flori Mumajasi, i cili është bashkëpunëtor i Aldor Ninit nga Acromax dhe pa paralajmërim na ka fshirë dy video të Argjentina Ramosajt, edhe pse kemi pasur kontratë me Argjentinën! Viktima e fundit e Acromax janë Thumbistet e kanalit “NITROShqip”, më saktë “Sara Show”, e cila me fjalë të Aldor Ninit dhe Flor Mumajasit na ka vjedhur një video dhe e ka postuar në kanalin e tyre, na kanë ofenduar dhe në fund ne u kemi fshirë videon nga YouTube dhe i kemi paditur në gjyq për Copyright, për ofendim dhe për përfitime në mënyrë të paligjshme. Dy seancat gjyqësore kundër Acromax e “NITROShqip”, në gjykatën e Kelnit i kemi fituar dhe ata janë dënuar me gjobë 250.000 euro, me kusht nëse e përsërisin edhe njëherë piraterinë kundër nesh. Viktima e fundit, Dafina Zeqiri është viktimë e OnAirMusic dhe Çekiç, po ashtu arsyeja, video në YouTube. Tragjedia më e madhe në këto histori është se as vet këngëtarët e lartëpërmendur nuk e kuptojnë termin "Copyright" dhe sistemin si funksionon YouTube. Do i pyes ato këngëtaret viktima, çfarë kanë fituar më mënyrën e fshirjes së videove të mia? A kanë fituar para nga Acromax? Jo! Pak kush e di se në të vërtetë, të gjitha ato këngëtare, të cilat janë viktima të atyre abuzuesve janë tradhtuar më vonë, si Vesa Luma, pasi na tradhtoj neve në vitin 2011 për Acromax më vonë u tradhtua edhe nga Acromax, e tani ka kaluar tek OnAirMusic. Është i njohur rasti i motrave Koçi më herët, të cilat janë tradhtuar nga Acromax, pastaj rasti i Rovena Stefës, e cila po ashtu u tradhtua nga Acromax. Janë edhe disa këngëtarë, të cilët janë tradhtuar nga OnAir.FM dhe kanë kaluar pastaj tek Acromax... Me një fjalë artistët shqiptarë janë shumë naivë dhe shumica e tyre nuk kanë as njohuri elementare se çfarë është e drejta e autorit. Ata as që e dinë si funksionon YouTube dhe besojnë tek mashtruesit, të cilët ju premtojnë shumë klikime, klikime të cilat i blejnë me para, sa për t’iu bërë qejfin këngëtarëve, e pastaj edhe normal se nuk ju paguajnë paratë e fituara. Kjo temë është e gjerë dhe e komplikuar për ta sqaruar në intervistë.

    Keni lajmëruar se së shpejti do të publikoni edhe përgjime të tjera. Mund të na tregoni diçka më shumë mbi këtë, kush është protagonist i atyre përgjimeve dhe cilët emra përmenden në to? 
    Ne personalisht nuk kemi paralajmëruar asgjë, por ato paralajmërime i ka shkruar publikuesi me emrin "Estrada-Wikileaks", të cilët përmes telefonit na kanë argumentuar se kanë incizime të tjera, duke na lëshuar disa sekuenca të bisedave me shumë artistë të njohur shqiptarë. Nëse ata i publikojnë në Youtube, normalisht që edhe ne ato video do i shpërndajmë "Share" në rrjetet sociale, siç i bëjnë edhe të tjerët. Se cili është ai ekip me emrin "Estrada-Wikileaks" dhe nga i posedojnë ato biseda, ne nuk kemi asnjë ide.

    /Rudina Alizoti "Game Over"/

    Revista Gam Over 20.09.2013

    Read more »
RSS