BESFORT VIDEO M1
Welcome
Login

Dafina Zeqiri


  • Besfort Hasanaj: E verteta e pergjimeve te Dafina Zeqirit (Gazeta Game Over)

    Artikulli ne gazeten "GAME OVER" 20.09.2013 SKANDALI

    Besfort Hasanaj:  E verteta e pergjimeve te Dafina Zeqirit


    Eshte nje nder emrat me te lakuar te diteve te fundit, nga mediat, publiku, por edhe artistet... Arsyeja ?! 
    Publikimi i disa bisedave telefonike te regjistruara te kengetares Dafina Zeqiri, e cila tregonte pa dorashka mendimin per koleget e saj dhe maredheniet qe ka me gjithesecilen.
    Konflikti me Dafinen eshte i hershem, ndersa ditet e fundit pergjimet e publikuara perbene nje skandal, qe terhoqi vemendjen e te gjitheve. Protagonistet te kesaj historie dhe "zhurme" mediatike sigurishte qe ishte kengetarja nga Kosova Dafina Zeqiri, por edhe ish-promovuesi i saj Besfort Hasanaj.
    Por cila eshte e verteta e konfliktit te Besfortit me kengetaren e njohur, apo edhe pergjimeve tjera, per te cilat eshte thene se do te publikohen shume shpejte ?
    Besforti na sqaron ne ket interviste, mdersa na rrefen edhe konfliktet me kengetare te tjere shqiptar, si Vesa Luma, Flori Mumajesi, Bleona Qereti etj. 

    Besfort, ditët e fundit emri juaj është lakuar shumë në media, për shkak të një konflikti që keni me Dafina Zeqirin. E nisim nga fillimi, cila ka qenë kontrata juaj me këngëtaren dhe kur është prishur ajo? 
    T’ju sqaroj juve dhe opinionit, të tre kontratat që kemi pasur me Dafina Zeqirin kanë qenë kontrata vetëm sa për t’i mbrojtur videot e saj në YouTube nga dy manipuluesit e njohur, siç janë Acromax (ex Easycom) dhe OnAir.FM (ex OnAirMusic). E njëjta gjë është bërë edhe me artistët e tjerë për të njëjtin qëllim. Në krahasim me këngëtaret e tjera, ne vetëm me Dafinën kemi modifikuar kontratat, për tu mbrojtur në raste të piraterisë nga ana e dy firmave të lartëpërmendura, të cilat me komercializimin e YouTube kanë vjedhur dhe kanë përvetësuar punën e veprave intelektuale të artistëve, kompozitorëve, etj. Ata, fal piraterisë së tyre, duke shfrytëzuar Tools-in, i cili quhet “Content-ID” në YouTube, të cilin vetëm ata të dy e kanë në posedim nga shqiptarët edhe janë bërë milionerë, nga viti 2010. Marrëdhëniet e mia me Dafinën janë prishur me angazhimin e menaxherit të saj boshnjak Çekiç, i cili ishte mik e bashkëpunëtor i djemve të kompanisë OnAirMusic, ku edhe problemi filloj me klipin "Tonight" në muajin korrik 2012. Nga ai moment, ne nuk kemi kontakte me Dafinën, pasi ajo vendosi të zgjedhë mes meje dhe Çekiç, zgjodhi boshnjakun, të cilin ne të afërmit e saj e dimë që e ka dashnor që nga Suedia dhe i cili po ashtu është kompozitor i shumë këngëve të Dafinës, të cilat ia realizon pa pagesa. Duhet të veçoj se zyrtarisht nuk kemi prishje të kontratave të mëparshme me shkrim, mes Besfort Video M1 e Dafinës. Kemi dëgjuar se Dafina ka bërë kontratë me OnAir.FM në janar të 2013, domethënë pa anuluar fare kontratat që kishte me ne.

    Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja personale me Dafinën? 
    Dafinën e kam ndihmuar sikur të ishte vajza ime. Edhe ajo mua më konsideronte si babanë e saj, deri në momentin kur në lojë për videot në YouTube hyri boshnjaku Çekiç dhe OnAir.FM.

    Si nisi konflikti? Për çfarë arsyesh arritët deri këtu? 
    E përmenda edhe më lartë, se arsyeja e prishjes së marrëdhënieve mes nesh ishte komercializmi i këngëve të saj nga ana e menaxherit Çekiç në YouTube, iTunes e Amazon. Me përfitimet nga shitja e këngëve të Dafinës në iTunes, Amazon dhe nga përfitimet e klikimeve në YouTube, menaxherit të saj Çekiç, iu dha mundësia ideale e përfitimeve materiale dhe përpiloi planin sesi do ta ndaj Dafinën prej meje, në mënyrë që ai pastaj të kishte kontrollin e financave. Disa javë para se të ndërprisnim marrëdhëniet me Dafinën, unë diktova synimet e tij, kuptova se ai ka filluar bashkëpunimin në fshehtësi me kompaninë OnAir.FM. Unë i tregova Dafinës, por ajo si naive i besoi Çekiçit. E paralajmërova Dafinën, por më kot. Çekiçi me ndihmën e OnAir.FM fillimisht Hackuan kanalin e Dafinës në YouTube, ku e fshinë menjëherë videon "Tonight", duke ma hedhur mua fajin. Dafinës i leverdisi ky truk i Çekiçit për të gjetur arsyen e prishet prej meje dhe të vazhdojë me Çekiçin. Rrjedhën e komunikimit dhe si ka ndodhur ngjarja e kemi ilustruar me fakte në muajin gusht 2012, në kët link: 
    http://telenovelashqip.blogspot.de/2012/08/telenovela-tonight-dafina-cekic-vs-m1.html

    Këto ditë keni publikuar disa përgjime, ku Dafina fyen koleget e saj. Të çfarë periudhe i përkasin ato përgjime dhe pse i publikuat pikërisht tani? 
    Nuk është e vërtet që ne i kemi publikuar ato video skandaloze, intervistë, apo përgjime siç e quani ju. Ajo video është publikuar së pari në YouTube nga dikush me emrin "Estrada-Wikileaks" (prezantohen si fansa të mëdhenj të M1-shit), pastaj ajo video është kopjuar nga YouTube dhe është hedhur në web faqen www.m1.besfort.tv, e cili administrohet nga disa djem. Ne ndër të parët e kemi bërë "Share" atë video në profil tonë në Facebook dhe një gazetar i “Express”-it sapo e ka parë videon menjëherë ka publikuar artikullin, duke thënë se Besforti ka publikuar videon dhe pastaj ai lajm ka vërshuar nëpër portalet mbarëshqiptare.


    Për të gjithë ata që nuk kanë arritur të shohin videon në kanalin tuaj Besfort M1, mund të na tregoni disa nga komentet më pikante që Dafina ka bërë për koleget e saj? 
    Më befason fakti se si mediat i japin aq shumë rëndësi se çfarë ka thënë Dafina për koleget e saj, apo për mediat, e në fakt asnjë media nuk ka përmendur faktet në atë video, ku argumentohet tradhtia kontraktuale e Dafinës ndaj Besfort Video M1, e po ashtu mashtrimet që ajo bën në intervistën e dhënë në RTV21, ku gënjen moderatorin e opinionin, se nuk ka pasur asnjë kontratë me Besfort Video M1!? Si mund të gënjejë publikisht një këngëtare rreth promotorit të saj, apo të tradhtoj babin, siç ajo e konsideronte? Opinioni mbarëshqiptarë e ka ditur se nga dita e parë e karrierës të Dafinës në vitin 2007, "Besfort Video M1" ka promovuar këngët e saj pandërprere, çdo performancë të saj, qoftë në intervista në TV, koncerte, festivale, po ashtu në miliona komente të postuara nëpër videot e saj, duke i pastruar nga komentet negative. Me një fjalë, stafi ynë është kujdesur ditë e natë për vite me radhë, vetëm e vetëm që ta bëj të famshme Dafinën, duke u bazuar në marrëdhëniet familjare dhe shoqërore me familjen e saj, e gjithë këtë shërbim stafi ynë e ka bërë në baza vullnetare, pa përfituar asnjë qindarkë. Me paraqitjen e dy firmave abuzuese, si Acromax e OnairFM në Youtube, për qëllimet e tyre fitimprurëse kanë filluar edhe keqinformimet se Besforti po fiton nga artistët në YouTube, megjithëse siç ju thashë, ju betohem që kurrë nuk kam fituar asnjë qindarkë nga promovimet e videove të artistëve, e as nga videot e Dafinës. Ata që më njohin nga afër e dinë mirë që këtë punë unë e bëj nga pasioni dhe e kemi si ushqim shpirtëror.

    Menjëherë pas publikimit të përgjimeve që ju i keni bërë, Dafina ka reaguar duke thënë se avokati i saj do të fillojë procedurat ligjore kundër jush. Është ngritur deri tani padia?
    Nuk është e vërtet që Dafina ka përmendur emrin tim. Nëse e keni dëgjuar me vëmendje, deklaratat e avokatit zyrtar të Dafinës, z. Arianit Koçin dhe avokatin tjetër z.Tome Gashi në televizionin KTV (emisioni Express) dhe Klan Kosova (Emisioni Prive), ata kanë deklaruar se do ngrenë aktpadi kundër personit të panjohur, i cili ka publikuar ato përgjime pa autorizim, si dhe do ngrenë aktpadi ndaj publikuesit të materialeve! Sa për sqarim, Dafina Zeqiri kishte angazhuar avokatin Arianit Koçi, kurse në emisionin e Klan Kosovës "Prive" ishte paraqitur me deklaratë/intervistë edhe një avokat tjetër i njohur në Kosovë, me emrin Tome Gashi, të cilin fansat e Dafinës e njohin si babai i një të dashuri të Dafinës, me emrin Albin Gashi. Duhet theksuar se këto dy emisionet e dy televizioneve Kosovare, siç janë KTV dhe Klan Kosova, kanalet e tyre në YouTube menaxhohen nga kompania abuzuese OnAir.FM, të cilët janë konkurrentët tanë. Një fakt shumë me rëndësi për opinion, në Kosovë janë vetëm këto dy televizione, të cilat bëjnë histori rreth ShowBizit, ku autorët e emisioneve të lartpërmendura financohen nga OnAir.FM. Besoj se tani e keni të qartë përmbajtjen e atyre dy emisioneve dhe politikën redaktuese të ShowBizit!

    Video skandaloze e Dafina Zeqirit

    Dafina Zeqiri - Pronto Estrada Shqiptare Tuna po han mut exkluzive Video



    Ndjeheni i kërcënuar? 
    Pas daljes në opinion të asaj videoje, neve na kanë ardhur shumë telefonata kërcënuese nga miqtë e Dafinës dhe nga disa fansa...

    Pse e denigruat konfliktin me Dafina Zeqirin deri në ofendime personale, në lidhje me moralin? 
    Nuk e di nga e keni marrë këtë informacion, por fakt është se Leku (Dollart $) e lidhja e dashurisë së Dafinës me Çekiçin janë arsyet kryesore përse ajo ka vepruar në atë mënyrë, duke tradhtuar personin më të afërt, i cili ka sakrifikuar shumë artistë të tjerë të mëdhenj për një Dafina Zeqiri.

    Besfort, konflikti me Dafinën nuk është i pari dhe i vetmi për ju. Më herët keni pasur konflikte edhe me këngëtare të tjera, si Bleona Qereti. Shumë ju kanë akuzuar si shantazhues, por e vërteta si është? Pse keni kaq shumë konflikte me këngëtaret? 
    Slogani kryesor i dy konkurrentëve tanë në YouTube është, "Besforti ka konflikte me të gjithë artistët". Të njëjtin slogan e përdorin edhe këngëtaret me të cilat kemi pasur konflikte. Ju lutemi, analizoni rastet veç e veç dhe do shihni se si ato këngëtare, me të cilat kemi pasur konflikte janë viktimat e promotorëve abuzues të YouTube, të cilët i kanë viktimizuar artistët duke shfrytëzuar naivitetin dhe mosdijen e tyre rreth funksionimit të YouTube. Po i përmend viktimat më radhë, Bleona Qereti, Vesa Luma, Flor Mumajesi, Dafina Zeqiri dhe së fundi Thumbistet e “NitroShqip”. Viktimat e firmës Acromax janë, Bleona Qereti e Vesa Luma, të cilat duke mos ditur si funksionon YouTube na kanë fshirë nga një video të tyre në kanalin tonë pa paralajmërim, megjithëse kemi pasur marrëveshje për publikim. Po ashtu, viktimë e Acromax-it është edhe Flori Mumajasi, i cili është bashkëpunëtor i Aldor Ninit nga Acromax dhe pa paralajmërim na ka fshirë dy video të Argjentina Ramosajt, edhe pse kemi pasur kontratë me Argjentinën! Viktima e fundit e Acromax janë Thumbistet e kanalit “NITROShqip”, më saktë “Sara Show”, e cila me fjalë të Aldor Ninit dhe Flor Mumajasit na ka vjedhur një video dhe e ka postuar në kanalin e tyre, na kanë ofenduar dhe në fund ne u kemi fshirë videon nga YouTube dhe i kemi paditur në gjyq për Copyright, për ofendim dhe për përfitime në mënyrë të paligjshme. Dy seancat gjyqësore kundër Acromax e “NITROShqip”, në gjykatën e Kelnit i kemi fituar dhe ata janë dënuar me gjobë 250.000 euro, me kusht nëse e përsërisin edhe njëherë piraterinë kundër nesh. Viktima e fundit, Dafina Zeqiri është viktimë e OnAirMusic dhe Çekiç, po ashtu arsyeja, video në YouTube. Tragjedia më e madhe në këto histori është se as vet këngëtarët e lartëpërmendur nuk e kuptojnë termin "Copyright" dhe sistemin si funksionon YouTube. Do i pyes ato këngëtaret viktima, çfarë kanë fituar më mënyrën e fshirjes së videove të mia? A kanë fituar para nga Acromax? Jo! Pak kush e di se në të vërtetë, të gjitha ato këngëtare, të cilat janë viktima të atyre abuzuesve janë tradhtuar më vonë, si Vesa Luma, pasi na tradhtoj neve në vitin 2011 për Acromax më vonë u tradhtua edhe nga Acromax, e tani ka kaluar tek OnAirMusic. Është i njohur rasti i motrave Koçi më herët, të cilat janë tradhtuar nga Acromax, pastaj rasti i Rovena Stefës, e cila po ashtu u tradhtua nga Acromax. Janë edhe disa këngëtarë, të cilët janë tradhtuar nga OnAir.FM dhe kanë kaluar pastaj tek Acromax... Me një fjalë artistët shqiptarë janë shumë naivë dhe shumica e tyre nuk kanë as njohuri elementare se çfarë është e drejta e autorit. Ata as që e dinë si funksionon YouTube dhe besojnë tek mashtruesit, të cilët ju premtojnë shumë klikime, klikime të cilat i blejnë me para, sa për t’iu bërë qejfin këngëtarëve, e pastaj edhe normal se nuk ju paguajnë paratë e fituara. Kjo temë është e gjerë dhe e komplikuar për ta sqaruar në intervistë.

    Keni lajmëruar se së shpejti do të publikoni edhe përgjime të tjera. Mund të na tregoni diçka më shumë mbi këtë, kush është protagonist i atyre përgjimeve dhe cilët emra përmenden në to? 
    Ne personalisht nuk kemi paralajmëruar asgjë, por ato paralajmërime i ka shkruar publikuesi me emrin "Estrada-Wikileaks", të cilët përmes telefonit na kanë argumentuar se kanë incizime të tjera, duke na lëshuar disa sekuenca të bisedave me shumë artistë të njohur shqiptarë. Nëse ata i publikojnë në Youtube, normalisht që edhe ne ato video do i shpërndajmë "Share" në rrjetet sociale, siç i bëjnë edhe të tjerët. Se cili është ai ekip me emrin "Estrada-Wikileaks" dhe nga i posedojnë ato biseda, ne nuk kemi asnjë ide.

    /Rudina Alizoti "Game Over"/

    Revista Gam Over 20.09.2013

    Read more »
  • Telenovela Dafina Zeqiri Duffy /Gazeta Tribuna/

    "Telenovela Duffy"

     Videoja përmes së cilës këngëtarja Dafina Zeqiri ka ofenduar Tunën duket se ka shokuar fansat e këngëtareve. Por, publikuesi i kësaj videoje, Besfort Hasanaj, ka treguar për Tribuna arsyen e publikimit të këtij video-incizimi i cili paraqet këngëtaren në një dimension tjetër...

     Shumë e dashur nga publiku, këngëtarja Dafina Zeqiri ka dalë të mos jetë ajo që paraqitet në ekranet e vogla televizive. Vajza e çiltër dhe me një stil urban siç duket nuk di të kursehet nga fjalët e ulëta dhe ofendimet drejtuar kolegeve të saj ku pa modesti veten e quan të ‘famshme’. Ofendimet drejtuar kolegeve si dhe ‘pafajësia’ për të cilën këngëtarja pandeh ta ketë, janë publikuar  mesditën e së martës përmes një  audio-incizimi, të cilin e ka sjell përpara publikut Besfort Hasanaj i njohur përmes produksionit ‘Besfort video M1’. “Nuk e di a keni përcjellë telenovelën ‘To night’ kur është fshirë ky videoklip. Gjithçka nga aty ka filluar”, ka theksuar fillimisht Hasanaj për Tribuna, i cili ka theksuar se ishte bashkëpunëtor i këngëtares në fjalë që nga fillimet e saj artistike. 

    Besfort Hasanaj: Çekiqi më prishi me Dafinën
    Hasanaj ka treguar edhe momentin kur kishte prishur raportet me Duffyn, ndërsa ka akuzuar  Damir Jahic Çekiq, si aktorin kryesor për prishjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me këngëtaren.  “Dafina filloi bashkëpunimin me Çekiq dhe  ‘On Air’ dhe ata e prishën prej meje. Tani shtrohet pyetja pse?  Sepse të gjithë e dimë që Dafina e ka Çekiqin dashnor që nga Suedia. Në momentin kur Çekiq ka filluar t’i fusë hundët në ‘Youtube’ dhe ka filluar të punojë me kompaninë ‘On Air’ e ka bërë Dafinën të prishë bashkëpunimin me mua”, ka rrëfyer më tej Besforti.

    E si shkak kryesor i publikimit të videos sipas Hasanaj është keqpërdorimi i Dafinës dhe mohimi i së vërtetës nga ana e këngëtares. “Tragjedia më e madhe për mua ka qenë kur në një emision të RTV 21, Dafina gënjen moderatorin i cili e pyet pse e ka prish kontratën me mua, duke i thënë që nuk kemi pas bashkëpunim. Ky është moment kyç pse ka dalë kjo video. Ajo mua më ka dëmtuar paralel gjatë këtyre muajve edhe me procese gjyqësore për videon ‘To night’  dhe rreth disa klipeve që na i ka fshirë ‘On Air’. Vetë Dafina më pas e ka autorizuar ‘On Air’ që të mund të ngre akt-padi kundër meje dhe kështu është dashur të kaloj nëpër katër seanca dhe të dëmtohem edhe materialisht. Unë i harrova dëmet material të saj dhe nuk bëra gjë, por kur e pash që ajo po vazhdon të gënjejë që nuk ka pasur kontratë me mua, atëherë ja qita edhe fazat kur ajo më ka përshëndetur dhe ku qartë po bie në kontradiktë me vetveten”, ka nënvizuar Besforti. Ndonëse Hasanaj thekson që ka tentuar të bisedojë me Dafinën për një marrëveshje njerëzore, sipas tij kjo e fundit nuk ka dashur t’ia dijë për këtë gjë. “Unë kam tentuar të bisedojë me Dafinën po ajo nuk ka dashur”.

     Tuna e Duffy heshtin

     Meqenëse në videon e publikuar nuk mund të dëgjohet se me kënd bashkëbisedon Dafina, përmes këtij audio-incizimi këngëtarja dëgjohet qartë duke ‘sharë’ kolegen e saj Tunën, dhe disa këngëtare tjera të estradës. "Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë m*** për mu", ka thënë mes tjerash ajo për Altuna Sejdiun, duke vazhduar

    “Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë teme. Kemi pas probleme të shumta dhe ajo shumë është një femër dyfytyrëshe”. Ndonëse Tribuna është munduar të kontaktojë fillimisht Zeqirin, e më pas edhe Tunën, asnjëra nga to nuk ka ndarë kohë të flas, e para duke mbyllur telefonin, ndërsa e dyta duke mos hapur atë, përkundër insistimit tonë.

    Por, duket se video të ngjashme të cilat sipas publikuesit të tyre, nuk janë incizuar nga ai, por nga një person tjetër, do të ketë prapë. “Nuk mund të tregoj se nga i kam marrë këto incizime dhe me kënd ajo i ka bërë këto biseda. Zëri im aty nuk dëgjohet dhe nuk kam dëshirë të tregoj me emra. Kam edhe shumë materiale tjera, janë edhe disa biseda tjera. Ka edhe prej atyre familjare, por nuk dua t’i zbuloj tani. E gjitha varet se si do të shkojë procesi  më tej”, ka thënë Hasanaj i cili ka shtuar për fund që shumë pak emra të estradës sonë i janë mirënjohës dhe miq të vërtet. “Ka shumë pak emra që janë mirënjohës. Nuk do të doja t’i cekë me emra pasi që as atyre nuk u besohet. Mirëpo kur është në pyetje leku ata as nënën e tyre nuk e njohin e jo më shok e miq”.

     Çekiq: Dafinën e dua si motër!

     Për të zbuluar fillimin e këtij konflikti, nëse vërtet Çekiq ishte aktori kryesor i këtij konflikti, ky i fundit është kontaktuar nga gazeta, ndërsa ka mohuar një lidhje dashurie ndërmjet këngëtares e gjithashtu ka pohuar se ai nuk është shkaktar për mosmarrëveshjet ndërmjet Duffy-t dhe Hasanajt. “Unë me Dafinën nuk kam lidhje emocionale, përveç asaj që e dua si motër. E sa i përket mosmarrëveshjes mes Dafinës dhe Besforitit ajo nuk ka të bëjë aspak me mua. Nuk jam fajtor as unë e as  ‘On Air’. Nuk kemi bërë asgjë të keqe e as nuk kemi pasur qëllime të këqija. Nuk e di pse është ende kjo temë aktuale. Kjo është diçka e kaluar. Mendoj që kemi të gjithë punë më të mençura se sa të diskutojmë për gjëra të kaluara”, ka theksuar prerë Çekiq.

     /Nita Brisku Gazeta Tribuna/  Video e plote Dafina Pronto


    Dafina Pronto pergjimet - Per Zogun, Mediumet... von RTKSAT

     

     

    Read more »
  • Dafina per Tunen: Ka hanger shume mut !

    Video exkluzive "Dafina Zeqiri Pronto Estrada" tregon fetyrene vertet te Dafines!

    Dafina Zeqiri është krejt ndryshe në biseda privat nga ato publike.
    Ajo nuk kursen edhe fjalët fyese ndaj kolegeve të saj me të cilat ka bashkëpunuar dhe realizuar spote muzikore.
    Kështu, në një bisedë private, e cila është bërë publike, Dafina Zeqiri rrëfehet për raportet e saj me këngëtarët e estradës, përkatësisht me Tunën.
    "Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë mut për mu", ka thënë Daffy për Altuna Sejdiun. 
    “Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë teme. Kemi pas probleme të shumta dhe ajo shumë është një femër dyfytyrëshe”, ka thënë Dafina për Tunën.
    Tutje në këtë incizim thotë se ajo ka vuajtur shumë gjatë incizimit të këngës me Tunën dhe se ka hequr të zitë e ullirit nga ajo, përderisa ka thënë se me të vetmin njeri që flet shlirë për të është këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj.
    Dafina, që pa modesti në këto biseda e quan vetën të “famshme” thotë se ajo nuk jep më intervista për gazeta pa i jep para, edhe pse ishin këto gazeta dhe media që i jepen famë Dafinës që në fillim të karrierës së saj.
    “Tash nëpër gazeta nuk dal sepse ju thashë po i shitni gazetat për tri euro ose dy euro dhe ju po fitoni sepse fytyra e ime është në faqe të parë”. 
    Dafina mandej a tregon se si Blero dhe Teuta Krasniqi i kanë shitur fotot një reviste për ballinën e saj dhe se asaj i ka treguar një shoqe gazetare që revista ka jep para për to.
    Ajo e ka përmendur edhe rastin kur kishte marrë 1000 euro për të kënduar në një finale basketbolli, pasi që kishte kënduar tri këngë aty.
    Dafina ka kritikuar edhe Videofestin muzikorë ku ka thënë se çmimet aty merren me të njofshëm.
    “Unë me pas ditë kurrë nuk isha kthye prej Amerikës me pas ditë që nuk me japin pare ose najsend, pra nuk me kanë jep. Pra, nuk kam fitu asgjë, i kam hup dy tre koncerte, kam humb pare, kam bo udhëtim dhe kam humbur gjithë ato gjëra dhe në fund nuk kam fituar asgjë”.
    Ajo ka kritikuar edhe televizionin Koha Vision ku ka thënë se është ftuar për të kënduar “live” në këtë televizion me orkestër dhe krejt këtë e ka bërë për shoqëri, por ata nuk i kanë japur para.
    Daffy ka qenë kritike edhe ndaj Zanfina Ismajlit dhe disa këngëtarë të tjerë. “Unë përpara kam fol me krejt dhe tani e kam zgjedhur shoqërinë time sepse përpara unë budalla folsha me krejt”.
    Këngëtarja ka folur edhe për këngëtarë të tjerë të estradës dhe gazetarë e të cilat mund ti shikoni në videon më poshtë.

     

    Video e Dafines  " Pronto Estrada"

     
    Dafina Pronto pergjimet - Per Zogun, Mediumet... von RTKSAT

     

     

     

    Read more »
RSS